Skip to content
Zanafilla 9:6

Zanafilla 9:6

Po shfaqet vargu 6 me kontekstin përreth.
3
Çdo gjë që lëviz dhe ka jetë do t'ju shërbejë si ushqim; unë ju jap tërë këto gjëra; ju jap edhe barin e gjelbër;
4
por nuk do ta hani mishin me gjallërinë e tij, domethënë me gjakun e tij.
5
Unë do të kërkoj sigurisht llogari për gjakun e jetëve tuaja dhe këtë do t'ia kërkoj çdo kafshe dhe njeriu. Do t'i kërkoj llogari për jetën e njeriut dorës së çdo vëllai të njeriut.
6
Cilido që derdh gjakun e një njeriu, gjaku i tij do të derdhet nga një njeri, sepse Perëndia e ka krijuar njeriun simbas shëmbëlltyrës së tij.
7
Ju, pra, jini frytdhënës dhe shumëzohuni; rrituni me të madhe në tokë dhe shumohuni në të".
8
Pastaj Perëndia u foli Noeut dhe bijve të tij që ishin bashkë me të, duke thënë:
9
"Sa për mua, unë caktoj besëlidhjen time me ju dhe me brezin që vjen pas jush,
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options