Ezekieli 30:13-16
13
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të shkatërroj idhujt dhe do t'i zhduk perënditë e rreme nga Nofi; nuk do të ketë më princ nga vendi i Egjiptit dhe do të kall frikën në vendin e Egjiptit.
14
Do të bëj të shkretuar Pathrosin, do t'i vë zjarrin Tsoanit, do të zbatoj gjykimet e mia mbi Nonë,
15
do ta derdh tërbimin tim mbi Sin, mbi kalanë e Egjiptit dhe do të shfaros turmat e Nosë.
16
Do t'i vë zjarrin Egjiptit: Sini do të shtrëmbërohet nga dhimbja, Noja do të shqyhet, Nofi do të jetë në ankth çdo ditë.
Settings