Eksodi 30:26-30
26
Me të do të vajosësh çadrën e mbledhjes dhe arkën e dëshmisë,
27
tryezën dhe të gjitha veglat e tij, shandanin dhe të gjitha përdorëset e tij, altarin e temjanit,
28
altarin e olokausteve dhe të gjitha përdorëset e tij, legenin dhe bazën e tij.
29
Do të shenjtërosh kështu këto gjëra dhe do të jenë shumë të shenjta; të gjitha sendet që u përkasin, do të jenë të shenjta.
30
Do të vajosësh edhe Aaronin dhe bijtë e tij dhe do t'i shenjtërosh, me qëllim që të më shërbejnë si priftërinj.
Settings