Skip to content
Eksodi 30:1-11

Eksodi 30:1-11

1
"Do të bësh edhe një altar për të djegur temjanin; dhe do ta bësh prej druri të akacies.
2
Do të jetë një kubit i gjatë dhe një kubit i gjerë; do të jetë katror dhe do të ketë një lartësi dy kubitësh; brirët e tij do të përbëjnë një pjesë të vetme me të.
3
Do ta veshësh me ar safi: pjesën e tij të sipërme, anët e tij rreth e qark dhe brirët e tij; do t'i bësh edhe një kurorë ari.
4
Do t'i bësh edhe dy unaza ari nën kurorë, në të dy krahët e tij; do t'i vësh në të dy krahët e tij për të kaluar shtizat, të cilat shërbejnë për ta mbartur.
5
Shtizat do të bëhen me dru të akacies dhe do t'i veshësh me ar.
6
Do ta vendosësh altarin përpara velit që ndodhet përpara arkës së dëshmisë, përballë pajtuesit që ndodhet mbi dëshminë, ku unë do të të takoj.
7
Mbi të Aaroni do të djegë temjan të parfumuar; do ta djegë çdo mëngjes, kur rregullon llambat.
8
Kur Aaroni ndez llambat në të ngrysur, do të djegë temjanin: një temjan i vazhdueshëm përpara Zotit, për brezat e ardhshëm.
9
Nuk do të ofroni mbi të as temjan të huaj, as olokaust, as blatim; dhe mbi të nuk do të derdhni libacione.
10
Dhe Aaroni do të bëjë një herë në vit shlyerjen e mëkatit mbi brirët e tij; me gjakun e flisë së shlyerjes së mëkatit do të bëjë mbi të shlyerjen një herë në vit, brez pas brezi. Do të jetë gjë shumë e shenjtë, e shenjtë për Zotin".
11
Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options