Efesianëve 1:15-20
15
nuk pushoj së falënderuari për ju dhe duke ju kujtuar në lutjet e mia,
16
që Perëndia i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i lavdisë, t'ju japë juve Frymën e diturisë dhe të zbulesës, në njohurinë e tij,
17
dhe t'u ndriçojë sytë e mendjes suaj, që të dini cila është shpresa e thirrjes së tij dhe cilat janë pasuritë e lavdisë së trashëgimisë së tij në shenjtorët,
18
dhe cila është madhështia e jashtëzakonshme e fuqisë së tij ndaj nesh, që besojmë sipas veprimit të forcës së fuqisë së tij,
19
të cilën e vuri në veprim në Krishtin, duke e ringjallur prej së vdekurish dhe duke e vënë të ulej në të djathtën e tij në vendet qiellore,
20
përmbi çdo principatë, pushtet, fuqi, zotërim dhe çdo emër që përmendet jo vetëm në këtë epokë, por edhe në atë të ardhme,
Settings