Ligji i Përtërirë 5:1-5
1
Moisiu mblodhi tërë Izraelin dhe i tha: "Dëgjo, Izrael, statutet dhe dekretet që unë shpall sot në veshët e tu me qëllim që ti t'i mësosh dhe të zotohesh t'i zbatosh.
2
Zoti, Perëndia ynë, lidhi një besëlidhje me ne në Horeb.
3
Zoti e lidhi këtë besëlidhje jo me etërit tanë, por me ne që jemi këtu të gjithë të gjallë.
4
Zoti ju foli në sy në mal, nga mesi i zjarrit.
5
Unë ndodhesha atëherë midis Zotit dhe jush për t'ju referuar fjalën e tij, sepse ju patët frikë nga zjarri dhe nuk u ngjitët në mal. Ai tha:
Settings