Skip to content
Veprat e Apostujve 2:14-17

Veprat e Apostujve 2:14-17

14
Por Pjetri u çua në këmbë bashkë me të njëmbëdhjetët dhe u foli atyre me zë të lartë: ''Judenj dhe ju të gjithë që banoni në Jeruzalem, merrni njoftim për këtë dhe dëgjoni me vëmendje fjalët e mia.
15
Këta nuk janë të dehur, siç po mendoni ju, sepse është vetëm ora e tretë e ditës.
16
Por kjo është ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Joel:
17
"Dhe në ditët e fundit do të ndodhë, thotë Perëndia, që unë do të përhap nga Fryma ime mbi çdo mish; dhe bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, të rinjtë tuaj do të shohin vegime dhe të moshuarit tuaj do të shohin ëndrra.
Settings

Reading style

Typeface

Font size 19px

Reading width 90 chars

Options