Skip to content
Veprat e Apostujve 19:27

Veprat e Apostujve 19:27

Po shfaqet vargu 27 me kontekstin përreth.
24
sepse një farë njeriu, me emër Dhimitër, argjendar, i cili bënte tempuj të Dianës në argjend, u sillte artizanëve jo pak fitim.
25
Ai i mblodhi këta bashkë me punëtorët që kishin një aktivitet të përafërt, dhe tha: ''O burra, ju e dini se fitimi ynë vjen nga kjo veprimtari.
26
Dhe ju shihni dhe dëgjoni se ky Pali ua ka mbushur mendjen dhe ktheu një numër të madh njerëzish jo vetëm në Efes, por gati në mbarë Azinë, duke thënë se nuk janë perëndi ata që janë bërë me duar.
27
Dhe jo vetëm që është rreziku për ne që kjo mjeshtria jonë të diskreditohet, por që edhe tempulli i perëndeshës së madhe Diana të mos vlerësohet më aspak dhe që t'i hiqet madhështia asaj, që gjithë Azia, madje gjithë bota, e nderon''.
28
Ata, kur i dëgjuan këto gjëra, u mbushën me inat dhe bërtisnin, duke thënë: ''E madhe është Diana e Efesianëve!''.
29
Dhe gjithë qyteti u mbush me rrëmujë; dhe si i morën me forcë Gain dhe Aristarkun, Maqedonas, bashkudhëtarë të Palit, rendën të gjithë, me një mendje, në teatër.
30
Dhe Pali donte t'i dilte popullit, por dishepujt nuk e lejonin.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options