Skip to content
2 Mbretërve 20:1-3

2 Mbretërve 20:1-3

1
Në ato ditë Ezekia u sëmur për vdekje. Atëherë profeti Isaia, bir i Amotsit, shkoi tek ai dhe i tha: "Kështu flet Zoti: "Rregullo shtëpinë tënde, sepse ke për të vdekur dhe nuk ke për t'u shëruar"".
2
Atëherë ai ktheu fytyrën nga muri dhe iu lut Zotit, duke thënë:
3
"Të lutem shumë, o Zot, mos harro si kam ecur para teje me besnikëri dhe me zemër të pastër, duke bërë atë që është e mirë për sytë e tu". Pastaj Ezekia shpërtheu në vaj.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options