1 Gjonit 2:19-23
19
Nuk ju shkrova juve sepse nuk e njihni të vërtetën, por sepse ju e njihni dhe sepse asnjë gënjeshtër nuk del nga e vërteta.
20
Kush është gënjeshtari, veçse ai që mohon se Jezus është Krishti? Antikrishti është ai, që mohon Atin dhe Birin.
21
Kushdo që mohon Birin, s'ka as Atin; kushdo që njeh Birin, ka edhe Atin.
22
Ajo që ju, pra, dëgjuat nga fillimi le të qëndrojë në ju; në qoftë se ajo që dëgjuat nga fillimi qëndron në ju, edhe ju do të qëndroni në Birin dhe në Atin.
23
Dhe ky është premtimi që ai na bëri: jeta e përjetshme.
Settings